Qipro arreston të dyshuarin për trafikim organesh në Kosovë

E publikuar: 06/01/2018 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk është e qartë nëse autoritetet kosovare kanë bërë kërkesë për ekstradimin e tij

Njëri prej të dyshuarve në rastin e klinikës “Medicus”, Moshe Harel, shtetas izraelit, është arrestuar nën dyshimin se është i përfshirë në trafikim të organeve.

Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse autoritetet kosovare kanë bërë kërkesë për ekstradimin e tij.

“Policia e Kosovës është informuar se në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar, i dyshuari M.H., i cili është në kërkim që nga viti 2010, është arrestuar ditë më parë në Qipro”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për BIRN.

Në korrik të vitit të kaluar, në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur rigjykimi i pronarit të klinikës “Medicus”, Lutfi Dervishi, djalit të tij, Arban Dervishi dhe anesteziologut kryesor Sokol Hajdini, të tre të akuzuar për krim të organizuar në lidhje me trafikimin e njerëzve./rtv21.tv/