Qeveria përfitoi 15 milionë euro shtesë nga rritja e çmimit të naftës

14.06.2022 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Qeveria përfitoi 15 milionë euro shtesë nga rritja e çmimit të naftës

Pas kërkesës së opozitës dhe komunitetit të biznesit për heqjen e akcizës për karburantet, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Besnik Bislimi, ka thënë të martën se kërkesat e tyre janë sharlatanizëm dhe tendencë për t’i dëmtuar interesat bazike të vendit.

Madje, Bislimi thotë se në pesë mujorin e parë të këtij viti vetëm 15 milionë euro janë të hyra më shumë nga rritja e çmimit të naftës, njofton Klan Kosova.

Derisa sipas tij, mbështetja e qeverisë për qytetarët është shumë më e madhe, 100 milionë euro.

“Është propozuar që të hiqet akciza edhe TVSH-ja në importin e naftës si masë që i zgjidhë telashet për arsye se qeveria qenka pasuruar nga rritja e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar. Në pesë mujorin e parë të vitit 2022, qeveria ka grumbulluar fiks 15 milionë euro më shumë nga importi i derivateve të naftës. Ndërkaq, i ka kthyer qytetarëve për t’i kompensuar dëmet fiks 100 milionë euro për këtë masë.
Pra, nuk është pasuruar qeveria. Qeveria ka marrë 15 milionë euro shtesë nga rritja e çmimit të naftës, ndërkaq, qytetarëve për t’i me përballuar koston shtesë ia ka dhënë 100 milionë euro ose 7-fishin e shumës që e ka grumbulluar shtesë qeveria. Është pa pjekuri, është mos njohuri dhe është sharlatanizëm me thënë se Qeveria duhet me ndërmarrë masa se ka marrë 15 milionë euro shtesë”.

Këto komente Bislimi i bëri në tryezën “Ndikimi i tërheqjes së kursimeve pensionale deri në 30% në ekonominë e Kosovës” të organizuar nga Instituti GAP.

Bislimi më tej ka thënë se kërkesat e atyre që shiten ekonomistë me diploma të perëndimit nuk kanë logjikë.

“Tash me dalë pale ekonomistë që thonë se kanë diploma të perëndimit dhe të kërkojnë të hiqen akcizat, mund t’i nxitni qytetarët që të konsumojnë sa më shumë naftë që vjen nga Lindja e Mesme, nuk është thjesht mungesë e dijes. Të gjithë e dimë që është e palogjikshme, por është një farë tendence e hapur për t’i dëmtuar interesat bazike të vendit dhe për me bërë shtetin jo funksional”, tha ai, shkruan KP.

Ndërsa, në tregun e Kosovës çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar rekord, 1.86 euro deri 1.90 euro për litër.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kosova në pritje të liberalizimit të vizave, Osmani: Nisem drejt Brukselit me shpresë, por pa pritje të mëdha

Kosova në pritje të liberalizimit të vizave, Osmani: Nisem drejt Brukselit me shpresë, por pa pritje të mëdha

Kuvendi nesër me dy seanca, pikë e rendit të ditës edhe Trusti

Kuvendi nesër me dy seanca, pikë e rendit të ditës edhe Trusti

Aksidentohen dy automjete të FSK-së në Gjilan, tre të lënduar

Aksidentohen dy automjete të FSK-së në Gjilan, tre të lënduar

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Pence do ta vizitojë Shqipërinë të enjten

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Pence do ta vizitojë Shqipërinë të enjten

“Më kanë sjellë deri kur i ka ra bishti çekiçit” – Rrahja për një lojë futbolli në Vushtrri (VIDEO)

“Më kanë sjellë deri kur i ka ra bishti çekiçit” – Rrahja për një lojë futbolli në Vushtrri (VIDEO)

Bislimi: Me udhërrefyesin kemi kthyer situatën në normalitet, por pa thënë që marrëveshja për energjinë është e mirë

Bislimi: Me udhërrefyesin kemi kthyer situatën në normalitet, por pa thënë që marrëveshja për energjinë është e mirë

Haradinaj i krahasoi Kurtin e Konjufcën me Rrahman Morinën, reagon Avdyli: Fyerja më e madhe e një politikani që nga paslufta

Haradinaj i krahasoi Kurtin e Konjufcën me Rrahman Morinën, reagon Avdyli: Fyerja më e madhe e një politikani që nga paslufta

Kurti u drejtohet serbëve në serbisht, kërkon propozimet dhe sugjerimet e tyre

Kurti u drejtohet serbëve në serbisht, kërkon propozimet dhe sugjerimet e tyre

Haradinaj: Hashim Thaçi ua ka rritë pagat njerëzve, i vetmi kryeministër që s’ka rritë një cent në pagë është Albin Kurti

Haradinaj: Hashim Thaçi ua ka rritë pagat njerëzve, i vetmi kryeministër që s’ka rritë një cent në pagë është Albin Kurti

KEDS ka një thirrje për qytetarët pas erërave të forta

KEDS ka një thirrje për qytetarët pas erërave të forta

Haradinaj tregon sa para i kishte tërhequr nga Trusti

Haradinaj tregon sa para i kishte tërhequr nga Trusti

Ahmeti tregon çka u fol në tavolinë me Edi Ramën, a tha se do ta rrëzojë Kurtin në shtator?

Ahmeti tregon çka u fol në tavolinë me Edi Ramën, a tha se do ta rrëzojë Kurtin në shtator?

Ashtu siç pritej, Vjosa Osmani ia aprovon Kurtit marrëveshjen me Serbinë

Ashtu siç pritej, Vjosa Osmani ia aprovon Kurtit marrëveshjen me Serbinë

Krasniqi: Projektligji për konfiskimin e pasurisë rrezikon seriozisht të drejtat e njeriut

Krasniqi: Projektligji për konfiskimin e pasurisë rrezikon seriozisht të drejtat e njeriut

Shala: Dokumenti i nënshkruar sot nuk mund të ratifikohet në Kuvend, e çuditshme si nuk u ndryshua asjgë nga marrëveshja e vitit 2013-2015

Shala: Dokumenti i nënshkruar sot nuk mund të ratifikohet në Kuvend, e çuditshme si nuk u ndryshua asjgë nga marrëveshja e vitit 2013-2015

Kurti: Po punojmë për krijimin e një politike kulturore, që do të rezultojë me demokraci dhe gjithpërfshirje

Kurti: Po punojmë për krijimin e një politike kulturore, që do të rezultojë me demokraci dhe gjithpërfshirje