Qeveria ndan 70 mijë € për librin që flet për Masakrën e Reçakut të William Walker

E publikuar: 11/01/2023 11:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka miratuar Propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për promovimin e Librit “Reçaku”, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Albin Kurti tha se libri përshkruan Masakrën e Reçakut dhe autor është ish-ambasadori i OSBE-së, Wiliam Walker.

Gjithashtu Qeveria e Kosovës ka miratuar Propozim-vendimin për ndarjen 100 mijë eurove për Fondacionin Amerikano-Kosovar për Edukim.

Ndërsa janë ndarë edhe 50 mijë franga zvicerane për mbajtjen e Forumit të Investimeve.