Qeveria miraton vendimin ku shpallet përfundimi i gjendjes së emergjencës shëndetësore

E publikuar: 24/05/2023 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës është mbledhur sot, me ç’rast është miratuar vendimi ku shpallet përfundimi i gjendjes së emergjencës shëndetësore.

Pas mbledhjes, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka theksuar se ky vendim është marrë me propozim të IKSHPK-së dhe OBSH-së, njofton Klan Kosova.

“Sot në mbledhjen e qeverisë miratuam vendimin ku shpallet përfundimi i gjendjes së emergjencës shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë e propozoi këtë vendim në zbatim të rekomandimit të IKSHPK-së dhe deklaratës së OBSH-së së datës 5 maj të këtij viti se COVID-19 nuk paraqet më tej emergjencë globale shëndetësore”.

“Këto 1164 ditë të gjendjes së emergjencës së shëndetit, u tejkaluan me shumë sakrifica, por edhe përkushtim e mobilizim dhe vetëmohim nga shumëkush”.