Qeveria miraton propozimin për emërimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion

E publikuar: 22/09/2017 12:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin për emërimin e anëtarëve të rinj për Komisionin Shtetëror për Demarkacionin.

Ky Komision do të kryesohet nga Shpëtim Bulliqi, pastaj anëtarët e tjerë Riza Smaka, Zejnulla Gruda, Florim Isufi, Martin Berishaj, Hamit Bashaolli.

Me këtë vendim, i cili u miratua me vetëm tre abstenime, kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë hapin e parë në drejtim të implementimit të planit të tij për zgjidhjen e kësaj çështjeje.