Qeveria miraton një projektligj, Kurti: Jemi shteti i parë në rajon që e bëjmë këtë

E publikuar: 20/07/2022 11:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Qeveria e ka miratuar prjektligjin për sanksione të shënjestruara për shkelësit e huaj të të drejtave të njeriut.

Kryeministri Albin Kurti tregoi qëllimin e këtij projektligji që u soll në mbledhjen e Ekzekutivit nga Ministria e Drejtësisë.

“Projektligji ka për qëllim mbështetjen e demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut në përputhje me parimet e të drejtës ndërkombëtare”, tha ai.Kurti tha se Kosova është shteti i vetëm në rajon që ka vendosur ta rregullojë këtë çështje.

“Republika e Kosovës është shteti i parë në rajon që e rregullon këtë çështje”, tha ai.

“Projektligji do të zbatohet ndaj të huajve që janë përgjegjës apo ndihmojnë në kryerjen e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe veprave serioze të korrupsionit që rezultojnë me abuzim të të drejtave të njeriut”, theksoi Kurti.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se me këtë projektligj, “vendi rreshtohet në radhën e shteteve demokratike”, dhe se ai “ka rëndësi në avancimin e demokracisë”.

Paraprakisht, Qeveria aprovoi ekstraktin e procesverbalit dhe transkritit nga dy mbledhjet paraprake, si dhe draftin e strategjisë për avancimin e komunitetit rom dhe ashkali në Kosovë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!