Qeveria miraton masat e reja, nga nesër ora policore nis nga ora 22:00

E publikuar: 21/01/2022 18:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës, këtë të premte ka miratuar masat e reja kundër pandemisë COVID-19, ku ora policore nga nesër do të nis nga 22:00 deri në 05:00.

Tutje, me masat e reja obligohet që kushdo që hyn në territorin e Kosovës duhet t’i ketë të tri dozat e vaksinave

Sa i përket gastronomisë, Qeveria e Kosovës me masat e marra sot ka vendosur që lokalet mund të jenë të hapura deri në orën 21:00, ndërsa muzika lejohet deri në 20:30.

Gjithashtu, me masat e reja qeveria ka ndaluar veprimtarinë e klubeve të natës, organizimin e dasmave, ekskursioneve, dhe të gjitha ahengjeve familjare e shoqërore.