Qeveria mblidhet nesër, shqyrtohet nisma për lidhjen e marrëveshjes me SHBA-në në fushën e mbrojtjes

E publikuar: 11/03/2025 14:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës nesër do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite janë 18 pika.

Në njërën nga pikat e rendit të ditës pritet të shqyrtohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes.