Qeveria gjermane dhuron 405 mijë euro donacion për FSK-në

E publikuar: 13/07/2022 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Gjermanisë ka dhuruar një donacion prej 405 mijë eurosh për Forcën e Sigurisë së Kosovës.Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar atasheun jorezident gjerman të mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Franz-Josef Nolte, ku edhe u nënshkrua Marrëveshje për Donacion me Republikën Federale te Gjermanisë për dhurimin e kamionëve për auto-shkollën e FSK-së, vlera e së cilit është 405 mijë euro.

Mehaj, mes tjerash, shprehu mirënjohjen ndaj qeverisë gjermane the se bashkëpunimi mes dy ministrive dhe forcave do të avancohet.“Falënderim dhe mirënjohje e lartë për Qeverinë gjermane e cila dhuroi donacionin e ri për FSK-në në vlerë prej 405 mijë euro.

Me këtë rast, i shpreha falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për mbështetjen e përhershme të shtetit gjerman për të gjitha të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Vazhdojmë angazhimin në avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral edhe në të ardhmen të nivel të ministrive dhe forcave të të dy vendeve tona” ka shkuar Mehaj në Facebook.