Qeveria emëron Komisionin ad-hoc për pranimin e drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë

E publikuar: 10/07/2024 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimit për emërimin e Komisionit ad-hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese të Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Ministri Faton Peci, ka thënë se zgjedhja e drejtori ekzekutiv bënë një hap të rëndësishëm për menaxhimin dhe drejtimin e kësaj agjencie, ku sipas tij, është agjenci kyçe në implementimin e politikave zhvillimore të bujqësisë në vendin tonë.

“Zgjedhja e drejtori ekzekutiv bënë një hap të rëndësishëm për menaxhimin dhe drejtimin e kësaj agjencie si agjenci kyçe në implementimin e politikave zhvillimore të bujqësisë në vendin tonë. Drejtimi i suksesshëm i kësaj agjencie është thelbësore për arritjen e objektivave tona strategjike në këtë sektor për sigurimin e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe konkurrues të bujqësisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Përzgjedhja e kryesuesit të ri të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë do të jetë një hap tjetër i rëndësishëm dhe domethënës për sektorin e bujqësisë”, ka thënë ai.