Qeveria e Serbisë bllokon dialogun me shqiptarët e Luginës

E publikuar: 26/03/2017 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjendja aktuale politike dhe e sigurisë në Luginën e Preshevës, vazhdon të jetë e brishtë, për faktin se edhe pas shtatëmbëdhjetë viteve të përfundimit të luftës në këtë zonë, po vazhdon bllokimi institucional lidhur me komunikimin me qeverinë e Beogradit, vlerësojnë përfaqësuesit politik dh eata të shoqërisë civile.

Sami Salihu, kryetar i Kuvendit në Preshevë, ka thënë se tendencat për dialog po bllokohen nga ana e qeveritarëve duke paraqit gjithmonë një pretekst si arsyetim.

Riaktivizimi i të ashtuquajturit grup i unitetit ndërshqiptarë, për Kryetarin e BDL-së, Skender Desatni, është imediat në mënyrë që të sensibilizohet platforma për të drejtat e shqiptarëve.

Procesi i dialogut mbetet shpresa për zgjidhjen e kërkesave , ndërkohë që qeveritarët nuk interesohen për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve, thotë Shenur Jahiu nga radhët e PVD-së.

Belgzim Kamberi i KDNJ-së, ka fajësuar qeverinë e Serbisë për shtypjen dhe diskriminimin shtetërorë të shqiptarëve.

Qeveria e Serbisë, ka bllokuar procesin e dialogut me shqiptarët e Luginës përkundër faktit që ka pranuar platformën me shtatë kërkesa fondamentale për përmirësimin e të drejtave të tyre, raporton RTK.