Qeveria dhe Bechtel-Enka nuk deklarohen për vdekjen e sotme pa u kryer hetimet

E publikuar: 28/10/2017 18:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe drejtori i kompanisë Bechtel-Enka, Riyadh Alkhazjari pas vdekjes së punëtorit 41 vjeçar në vendin e punës, kanë zhvilluar një takim dhe për këtë rast kanë vendosur që të mos flasin deri sa të përfundojnë hetimet.

“Gjatë këtij takimi u diskutua situata në ketë kohë të pasë fatkeqësisë dhe tani për tani nuk mund të thuhet asgjë konkrete për rastin, sepse me të po merren organet kompetente dhe para se ata të dalin me rezultatet e tyre nuk deshirojmë të leshohemi në deklarata, ishte dakordim i përbashkët”, ka njoftuar Lekaj në FB.

Tutje, ministri u ka shprehur keqardhje dhe ngushëllime familjes së viktimës.

Punëtori i Bechtel-Enka humbi jetën sot në vendin e punës, ku sipas informatave që i dha policia ai u godit me veturë nga një person i moshës 24 vjeçare.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa policia po merret me rastin./Express