Qeveria 2019 u karakterizua me skandale, shpenzime enorme, punësime familjare e partiake

31.12.2019 19:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Qeveria 2019 u karakterizua me skandale, shpenzime enorme, punësime familjare e partiake

Fillimi i 2020-s e gjen Kosovën pa qeveri të re. Por, i gjithë viti 2019, ishte relativisht i rëndë për vendin.

Qytetarët nuk morën liberalizimin e premtuar të vizave, e edhe pse votuan pro ndryshimit rreth 3 muaj më parë, vendi ende nuk ka qeveri të re. Kjo, pasi partnerët nuk u pajtuan jo për parime, por për poste, raporton KTV.

Mundësinë që këto dy parti ta kenë mandatarin ua dha Ramush Haradinaj, kur në korrik të këtij viti dha dorëheqje, pas ftesës së marrë nga Gjykata Speciale si i dyshuar.

Ai në atë moment, tha se mandatin po ua dorëzon qytetarëve, por edhe pas këtij dorëzimi, qeveria e tij u përfshi nga skandale e harxhime të pakontrolluara.

Dorëzimi i qeverisë paraqet një vit të plotë skandalesh e aferash korruptive që përshkruan kabinetin e tij.

Ashtu siç hyri në Qeveri, me skandale, ashtu edhe e përmbyll vitin 2019. Biznesmeni politikan, Behgjet Pacolli, pati vit aspak të mbarë pasi si ministër i Jashtëm dështoi ta anëtarësojë Kosovën në INTERPOL, e po ashtu t’i mbrojë njohjet e Kosovës.

Por, në një gjë pati sukses, në punësimin e anëtarëve të partisë së tij.

Vitin e përmbylli me një super skandal kur e dërgoi si Konsull në Shqipëri, Festim Lushtakun nipin e Sami Lushtakut, që sipas Kohës Ditore, nuk e ka të kryer as shkollën e mesme.

Se punësimet në Kosovë bëhen me krah, nuk është ndonjë sekret publik, por Kohavisioni arriti që gjatë këtij viti të prezantojë me emër e mbiemër punësimet e bëra në institucionet shtetërore, Telekom e Bankën Qendrore.

Ndërkohë që dialogu me Serbinë ka ngecur, që kur është vendosur taksa një vit më parë.

Kosova e pati një ekip gjithëpërfshirës të dialogut të udhëhequr nga Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj të cilët udhëtuan disa herë në Bruksel, harxhuan dhjetëra mijëra euro, punësuan familjarë e militantë partie në delegacionin shtetëror për dialog, e në fund u shpallën kundër-kushtetues.

Derisa kosovarët ende shpresonin në viza të cilat i premtonte Haradinaj, vendet e rajonit u riorganizuan për një Mini-shengen rajonal të cilin Kosova e refuzoi.

Ndërkaq më shumë sesa Brukseli, ishte Haga destinacioni më i frekuentuar i zyrtarëve kosovarë. Në Hagë, udhëtuan shumë personalitete të dyshuara për krime lufte nga Gjykata Speciale. Derisa disa jepnin llogari për luftën që e bënë në Kosovë, komandantët e luftës gjykoheshin që frynin listat e veteranëve të luftës.

Sidoqoftë, shteti u përfshi nga grevat e shumta në të gjitha sektorët e që të gjithë kërkonin rritje pagash. Ligji për pagat u miratua, por në fundvit u pezullua.

Arsimi nuk ka përparuar, Kosova u përjashtua nga ENQA, ndërsa PISA tregoi që në shkencë, matematikë e lexim jemi të fundit. Fare në fund, por më e suksesshmja, vazhdon të rezultojë Ushtria e Kosovës.

Ajo u rrit përreth 900 ushtarë, ka themeluar shtabin e përgjithshëm dhe dëshmoi profesionalizëm në misionin e parë jashtë vendit si ushtri, në ndihmën e ofruar pas tërmetit në Shqipëri.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kurti thotë se gjendja e mediave në Kosovë nuk është më e mira, por as më e keqja

Kurti thotë se gjendja e mediave në Kosovë nuk është më e mira, por as më e keqja

Bizneset kanë nevojë për përkrahjen e komunës

Bizneset kanë nevojë për përkrahjen e komunës

Alban Hyseni trashëgimtar i luftëtarit Hysen Hyseni (Zhuja), mbrojtësit të kufijve të Shqipërisë Etnike

Alban Hyseni trashëgimtar i luftëtarit Hysen Hyseni (Zhuja), mbrojtësit të kufijve të Shqipërisë Etnike

Sa i rëndësishëm është investimi i gazit natyror të cilit qeveria ia mbylli derën

Sa i rëndësishëm është investimi i gazit natyror të cilit qeveria ia mbylli derën

Targat e përkohshme mbeten ende në qarkullim

Targat e përkohshme mbeten ende në qarkullim

Nazim Gagica dhe Selami Xhemaili, lirojnë pozitat të cilat i kanë drejtuar në mandatin katër vjeçar

Nazim Gagica dhe Selami Xhemaili, lirojnë pozitat të cilat i kanë drejtuar në mandatin katër vjeçar

Miratohet marrëveshja me Kosovën për rregullat e trafikut lokal të kufirit

Miratohet marrëveshja me Kosovën për rregullat e trafikut lokal të kufirit

Dega e LDK’së në Prizren akuzon se VV’ja atje po blen vota me nga dy thasë miell

Dega e LDK’së në Prizren akuzon se VV’ja atje po blen vota me nga dy thasë miell

Mësohet arsyeja e rrahjes: Familjarët e zënë kryefamiljarin me të dashur – atë e bëjnë për spital

Mësohet arsyeja e rrahjes: Familjarët e zënë kryefamiljarin me të dashur – atë e bëjnë për spital

Kryeministri malazez midis presionit të brendshëm dhe pritjeve të Perëndimit 

Kryeministri malazez midis presionit të brendshëm dhe pritjeve të Perëndimit 

Diell verorë dhe riga shiu edhe të dielën

Diell verorë dhe riga shiu edhe të dielën

Në bisht të tiganit e fsheh drogën, tenton ta fus në burgun e Dubravës

Në bisht të tiganit e fsheh drogën, tenton ta fus në burgun e Dubravës

Kryeministri malazez midis presionit të brendshëm dhe pritjeve të Perëndimit

Kryeministri malazez midis presionit të brendshëm dhe pritjeve të Perëndimit

Drenori shpalos projektet për Drenasin

Drenori shpalos projektet për Drenasin

Masa të rrepta sigurie në prag të tubimit para Kapitolit

Masa të rrepta sigurie në prag të tubimit para Kapitolit

Para zgjedhjeve, kryetarët e komunave ndajnë mijëra leje për ndërtim

Para zgjedhjeve, kryetarët e komunave ndajnë mijëra leje për ndërtim