Qëllohet 7 herë ndaj një personi, ngjarje e rëndë në Elbasan

E publikuar: 17/06/2022 21:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, në lagjen “Skënderbej”.

Burime për abc bëjnë me dije se është qëlluar me pistoletë 7 herë në drejtim të Arben Bekteshit, ndërkohë që menjëherë ka ndërhyrë policia.

Autori është shpallur në kërkim, pasi është larguar menjëherë nga vendngjarja./abcnews/