Qalaj, PDK: Kurti reagonte për çdo fjalë të ministrave serbë në qeveritë e kaluara, e tash e arsyeton Rakiqin

E publikuar: 22/09/2021 23:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Partisë Demokratike, Rashit Qalaj, ka kritikuar kryeministrin Kurti, për mos reagim ndaj ministrit në qeverinë e tij nga Lista Serbe, Goran Rakiq, i cili kritikoi vendimin e qeverisë për reciprocitet në targa.

“Rakiq ka qenë në mes të popullatës duke u munduar ta shfaqë situatën si një katastrofë humanitare dhe gjatë bisedës me gazetarë i ka bërë thirrje Prishtinës, nuk i ka bërë thirrje qeverisë e as kryeministrit, sikur të ishte ministër i Serbisë”, tha Qalaj në Rubikon.

“Nuk është korrekte që në qeveritë e kaluara, partia e VV-së me Kurtin për çdo fjalë të vetme nga ndonjë ministër serb në qeverisjet e kaluara ka bërë thirrje për linçim, për shkarkim për çdo send, ndërsa, sot e arsyeton pa ndonjë koment”.