Putin dhe Xi Jinping diskutojnë për propozimin kinez për paqe në Ukrainë

E publikuar: 21/03/2023 19:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe udhëheqësi kinez, Xi Jinping diskutuan propozimin e Pekinit për një armëpushim në Ukrainë gjatë ditës së parë të bisedimeve në Moskë dhe ata u takuan përsëri të martën, tha Kremlini.

Vizita e Xi-t është një nxitje për Moskën, pasi ajo përpiqet të hapë terren në luftën e saj njëvjeçare kundër Ukrainës, shkruan Reuters.

Por vizita u kritikua nga Uashingtoni se ofron “mbulim diplomatike” për Putinin dhe për krimet e luftës që forcat e tij akuzohen se kanë kryer atje.

Vizita e Xi-së në Rusi i jep mundësi Putinit të pretendojë se nuk është i bllokuar nga e gjithë bota, pavarësisht se për të është lëshuar një urdhërarrestim nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, lidhur me supozimet për krime lufte.