Putin dhe Erdogan biseduan për mbajtje të negociatave për Sirinë

E publikuar: 19/12/2016 08:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentët i Rusisë dhe Turqisë, Vladimir Putin dhe Rexhep Taiiyp Erdogan në telefon biseduan për ngjarjet më të reja në Siri, njoftoi mbrëmë shërbimi për informim i Kremlinit.

Siç njoftoi TASS, Putin dhe Erdogan kanë biseduar për mundësinë e mbajtjes së negociatave mes autoriteteve siriane dhe opozitës së matur në kryeqytetin kazakistanez Astana, me ç’rast e kanë theksuar nevojën nga bashkëpunimi i afërt mes Rusisë de Turqisë në zgjidhjen e konfliktit sirian.

Paraprakisht Putini dhe Erdogani në telefon kanë biseduar edhe me presidentin kazakistanez Nursultan Nazarbaev, i cili e ka konfirmuar gatishmërinë e vendit të tij të jetë nikoqir i negociatave eventuale mes palëve të përleshura në Siri.

Krahas, për negociatat eventuale paqësore në Astanë, Putin dhe Erdogan kanë biseduar për situatën e përgjithshme në Siri, me theks të posaçëm në ngjarjet në Aleppo dhe evakuimin e civilëve dhe kryengritësve nga pjesa lindore e qytetit.