Putin: Asgjë nuk do të jetë si dikur në politikën globale

E publikuar: 17/06/2022 20:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thumbuar vazhdimisht ShBA-në dhe vendet Perëndimore, duke thënë se ato mendojnë se pjesa tjetër e botës është “oborri i tyre i shtëpisë”.

“Kur fituan Luftën e Ftohtë, ShBA-të e shpallën veten përfaqësues të vetë Zotit në tokë, njerëz që nuk kanë asnjë përgjegjësi, por vetëm interesa. Ata i kanë shpallur ato interesa të shenjta, tani është trafiku njëkahësh, që e bën botën të paqëndrueshme. Asgjë nuk do të jetë si dikur në politikën globale”, tha Putin duke folur për Shtetet e Bashkuara, në një fjalim në forumin ekonomik ndërkombëtar në Shën Petersburg.

Sa i përket sanksioneve nga Perëndimi, Putin tha kurrë nuk mund ta dëmtojnë Rusinë.

“Ata mendojnë se të gjithë të tjerët janë kolonia e tyre – nëse janë të jashtëzakonshëm, pjesa tjetër janë qytetarë të klasit të dytë. Bllokimi ekonomik kundër Rusisë nuk ka pasur kurrë ndonjë shans për sukses. Dhe armatimi i sanksioneve është një thikë me dy tehe.”

Tutje Putin tha se Rusia nuk ka asgjë kundër anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, pas vendimit të Komisionit Evropian për të mbështetur ofertën e Kievit për t’u bërë anëtare e bllokut.

“Nuk kemi asgjë kundër. Nuk është një bllok ushtarak. Është e drejta e çdo vendi të anëtarësohet në unionet ekonomike”.