Punëtorët fizik dhe teknik në shëndetësi kërkojnë pagesën shtesë prej 10 për qind të pagës bazë

E publikuar: 29/07/2022 18:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të premten e 29 korrikut, punëtorët e sigurimit fizik dhe teknik, të cilët punojnë në institucione shëndetësore publike në Kosovë, kanë protestuar të premten para drejtorive të spitaleve, qendrave familjare dhe ambulancave si shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e kësaj kategorie në vendimin e Qeverisë së Kosovës për pagesë shtesë prej 10 për qind të pagës bazë.
Bashkë me ta para Administratës Qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ishte i pranishëm edhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.

Azemi deklaroi se Qeveria e Kosovës patjetër duhet ta përfshijë edhe kategorinë e punëtorëve të sigurimit fizik dhe teknik, për subvencionim të pagës. Ai paralajmëroi edhe radikalizim të masave dhe protestave.

“Kjo qeveri, jo për hir tonin, por për hir të ligjit nuk ka qare pa i paguar këta punëtorë sepse përndryshe për një kohë shumë të shkurtër do të shohim masat dhe do t’i radikalizojmë”, ka deklaruar Azemi.

Sipas Azemit, punëtorët fizikë dhe teknikë janë pjesë e stafit mbështetës dhe se ligjërisht u takon pagesa shtesë edhe atyre.

“Ne kemi arritur që edhe ne Qeverinë e Kosovës ta marrim një dokument i cili definitivisht thotë punëtorët mbështetës janë punëtorët e sigurimit dhe punëtorët teknik, andaj ne jemi komod faktikisht na kanë nxjerrë të dalim në këto temperature të mëdha por megjithatë ne do ta respektojmë vijën hierarkinë, do të protestojmë do të tërheqim vërejtjen dh enë ditët në vijim do të shohim si po shkojnë çështja”, ka thënë ai”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, nënkryetari i sindikatës së punëtorëve shëndetësorë të QKUK-së, Enlirat Duraku, ka thënë se puna e këtij stafi është thelbësore për Qendrën Klinike Universitare.

“Para se të hyjë infermieri apo mjeku në dhomë të pacientit fillimisht hyjnë këta pa e anashkaluar punën e sigurimit fizik të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm sidomos në hyrje dhe dalje të klinikave ku sidomos edhe tani është frekuentimi më i madh me pacientë të infektuar me COVID-19”, ka thënë ai.

Protesta ka përfunduar e qetë ndërsa u tha se do të mbetet për t’u parë reagimi qeveritar për të kuptuar se cilat do të jenë hapa e ardhshëm që do të ndjekin.