Publikohet sondazhi me qytetarë për dialogun Kosovë-Serbi

E publikuar: 12/10/2017 08:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Demokratik i Kosovës prezanton sot rezultatet e sondazhit të katërt për dialogun Kosovë-Serbi.

Sondazhi për fazën përmbyllëse të dialogut Kosovë-Serbi-këndvështrimi i qytetarëve, do të publikohet në mesditë në zyrat e KDI-së.

Ndryshe, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka deklaruar një ditë më parë se Beogradi e Prishtina po punojnë për caktimin e përmbajtjes së “fazës së re të dialogut” për në dhjetor.