Publikohet raporti i fundit i rasteve me Covid-19, tetë prej tyre me Omricon

E publikuar: 31/12/2021 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Covid-lajmi i fundit-Infosot

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar 42 raste të reja me Covid-19.Janë shëruar 8 persona në 24 orët e fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.018 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.673.578 doza të vaksinës. Deri më sot 782.696 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.561 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nga 30 mostra të marra kanë rezultuar pozitiv 8 raste me variantin Omikron (5.1.1.529). Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i Përgjithshëm i të shëruarve është 158.041. Në total numri i rasteve aktive është 453”, thuhet në komunikatë.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.041.

Në total numri i rasteve aktive është 453.