Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së, rritje enorme dhe shifra alarmante të rasteve të reja

E publikuar: 09/01/2022 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit të iKSHPK-së.

Gjatë ditës së fundit janë regjistruar 304 raste pozitive me COVID-19.

Raporti i plotë:

09 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.103 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.692.762 doza të vaksinës.
Deri më sot 789.946 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 10.042 testime, 304 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.134.
Në total numri i rasteve aktive është 1.552.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!