Publikohet një foto e dy ushtarëve amerikanë të kapur nga Rusia, DASH nis hetimet

E publikuar: 17/06/2022 08:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një foto e dy luftëtarëve amerikanë që doli të enjten, ku shiheshin në pjesën e pasme të një kamioni ushtarak rus që me sa duket konfirmonte se ishin kapur nga forcat ruse në veri të Kharkiv, Ukrainë, javën e kaluar.

Ata dy janë Alexander John-Robert Drueke, 39 vjeç dhe Andy Tai Ngoc Huynh, 27 vjeç, nga Alabama. Në foto ata duken me duar pas shpine si të lidhur.


Fotoja pa datë u postua në Telegram të enjten nga një bloger rus, The V, emri i plotë i të cilit është Timofey Vasilyev, nga Moska.

CNN, që raportoi për këtë rast, tha se nuk mund të verifikojë se kur është bërë kjo foto.

Bunny Drueke, nëna e njërit prej tyre që thuhet se është kapur, tha në një intervistë në CNN se Departamenti Amerikan i Shtetit i tha asaj se janë duke punuar për të verifikuar foton e supozuar.