Publikohet një “bombë” për rastin “Monstra”, dëgjohet një zë burri dhe një zë femre

E publikuar: 11/10/2017 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është publikuar një “bombë” për rastin Monstra. Në fakt bëhet fjalë për publikimin e përmbajtjes së saj nga Bedri Ajdari, vëllai i njërit prej të dënuarëve në rastin “Monstra”, shkruan Lajm transmeton Zhurnal.mk

Ajdari thotë se e ka dëgjuar një incizim për këtë lëndë, por nuk ka precizuar nëse ai incizim është pjesë e “bombave”. Ai thotë se në atë incizim dëgjohen duke folur një burrë dhe një grua, të cilëve nuk ua din identitetin.

Sipas Ajdarit ata kanë biseduar mes veti se nuk ka dëshmi për të arrestuarit, por se njëri prej bashkëbiseduesve ka thënë se ka plan si të veprohet, por se atë plan nuk mund ta tregojë në telefon.

Edhe avokati i të akuzuarëve te Monstra thotë se edhe ai e ka dëgjuar bisedën. “Nuk e di nëse ai incizim është nga bombat, por mund të konfirmoj se janë autentike, kurse I ka gjetur një familjar përmes kanaleve të veta”, ka deklaruar Raufi./Realiteti.info/