Publikohet lista për përzgjedhjen e përfitueseve femra për mbështetje financiare

E publikuar: 16/12/2021 17:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar listen nga Komisioni vlerësues për përzgjedhjen e përfitueseve për thirrjen për mbështetje financiare për studentet vajza/gra në fushat STEM.

Sipas kësaj ministrie bëhet e ditur se në proces të rishqyrtimit janë edhe 156 ankesa.

Postimi i plotë:

Publikohet lista (pjesërisht) e rishqyrtuar nga Komisioni vlerësues për përzgjedhjen e përfitueseve për thirrjen për mbështetje financiare për studentet vajza/gra në fushat STEM, bazuar nga vendimi nr. 3203/2-1K, dt. 08.12.2021 i Komisionit për ankesa të nëpunësve publik dhe ankesave tjera në MAShTI.

Sqarim: Në proces të rishqyrtimit janë edhe 156 ankesa, për të cilat do të njoftoheni me kohë, pas përfundimit të procesit.

Linku:

https://masht.rks-gov.net/uploads/2021/12/vendimi-me-nr-01b-3578-te-perfitusve-te-mbeshtetjes-financiare-per-studentet-vajza-gra-ne-fushat-e-stem.pdf