
Pas publikimit të sondazheve gjatë ditës së sotme, ku Vetëvendosje ka rënë nën 40 për qind, ka ardhur edhe reagimi i parë nga partia e drejtuar nga Albin Kurti.
Është deputeti i kësaj partie, Mefail Bajqinovci ai i cili ka ironizuar me sondazhet.
“Kështu diçka thoshin edhe sondazhet para zgjedhjeve por pastaj foli populli”, ka shkruar ai, duke komentuar këto sondazhe.
Ndryshe, sipas sondazhit të UBO- Vetëvendosje ka rënë në 40%, derisa PDK vazhdon të jetë e dyta dhe LDK e treta.
Derisa në sondazhin e publikuar nga Nacionale, VV ka rënë në 34%, derisa LDK me rreth 25% e dyta, dhe PDK e treta./GazetaBlic
