PSG “turbullon” mendjen e Ramosit, i ofron pagë “faraonike”

E publikuar: 26/01/2021 08:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në planet e Paris Saint Germain nuk është vetëm Lionel Messi. Presidenti Al-Khelaifi po punon gjithashtu për një tjetër objektiv të madh: Sergio Ramosin. Real Madrid nuk ishte në gjendje të arrinte marrëveshjen e rinovimit me mbrojtësin qendror, i cili më 30 qershor del lojtar i lirë. Më parë, problemi lidhej ekskluzivisht me paratë. Oferta e klubit merengues nuk i afrohej kërkesës së mbrojtësit. Vendimi i palëve për të mos vijuar negociatat, ka gjeneruar të tjera përplasje.

Mes Sergio Ramosit dhe Presidentit Florentino Perez ka tension. Numri 1 i klubit e e qorton 34-vjeçarin se nuk po e kupton momentin serioz të vështirësisë të shkaktuar nga pandemia.

Një krizë marrëdhëniesh që lejoi Paris Saint Germain të hynte në negociata dhe të fitonte një vend në rreshtin e parë: sipas informacionit të mbledhur nga “Radio Onda Cero”, klubi francez i ka paraqitur një propozim “faraonik” prej 15 milionë euro neto në sezon deri në vitin 2024. Pothuajse dyfishi i parave të ofruara nga Reali. Sheiku nga Katari pret një përgjigje nga Sergio Ramos, pastaj do të përpiqet të mbyllë marrëveshjen me Messin./sps/