PSG në finale, shkatërron 5-0 Monacon

E publikuar: 26/04/2017 23:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paris Saint Germain shkatërroi 5-0 Monacon në gjysmëfinale të Kupës së Francës, dhe siguroi biletën e dytë në finalen e madhe të 27 Majit, ku do të ketë përballë Angers. Skuadra e Unay Emery u tregua e pamëshirshme përballë rivalëve për titullin kampion në Francë, duke përfituar nga fakti se ekipi nga Principata luajti me formacionin e tretë. Serinë e golave e hapi Julian Draxler që përfitoi nga pasiguria e portierit De Sascktis në kontrollin e topit.

Edinson Cavani devijoi me takë pasimin e Di Marias për golin e 2-0 në sapo u mbush gjysmë ore lojë. Në pjesën e dytë, Parisi realizoi edhe tre gola të tjerë, ku fillimisht Mbae devijoi në portën e tij. Ndërsa në minutën e 52-të Di Maria i dha mundësinë e shënimit Matiudisë. Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Mariquinhos, në pozicion të rregullt shënoi me lehtësi golin e pestë dhe të fundit të kësaj sfidë, ku diferencat mes skuadrave ishin të ndjeshme.