Mësimdhënësit e komunës së Vitisë, nuk e morën pagën e muajit shtator, as me 2 tetor. Kjo komunë shprehet se kjo vjen nga mungesa e përkrahjes së Ministrisë së Financave në mbulimin e shpenzimeve të kontratave kolektive. Këto vonesa të ekzekutimit në kohë të pagave për punonjësit e sektorit publik, po konsiderohet si paaftësi për të përmbushur një detyrim ligjor
Vonesa pati në ekzekutimin e pagave të sektorit publik.
Por jo të gjithëve, u dolën pagat pasditën e së martës.
Mësimdhënësit e komunës së Vitisë, ani pse janë kategori e sektorit publik, ende nuk i kanë marrë pagat e muajit shtator.
Sipas kësaj komune, kjo është si pasojë e mospërmbushjes së detyrimeve të nivelit qendror për kontratat kolektive, që janë të nënshkruara nga ta.
“Dje është bërë diçka e veçantë për Vitinë, për një pjesë të sektorit publik kinse për mostransferim të mjeteve nga ana e komunës sonë, nuk iu janë ekzekutuar pagat e mësimdhënësve. Por e vërteta qëndron se ne s’kemi pasë mundësi me bë ndërrim ose transfer të mjeteve nga pozicionet buxhetore të tjerë. Së pari s’kemi pasur të drejtë të ligjjore për Kuvend, e Kuvendi është dashur tri ditë të thirret në mënyrë të jashtëzakonshme, në mënyrë të rregullt është shtatë ditë. Në anën tjetër nuk kemi pasur as buxhet me bë transfer, për shkak se jemi minus ngase në vitin 2024 tre milionë e gjysmë na i kanë marrë përmbaruesit nga vendimet e Gjykatave bazuar në kontratën kolektive’, ka thënë kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.
Mosekzekutimi i pagave ashtu siç parashihet me ligj, konsiderohet paaftësi e detyrimee ligjore
“Paaftësia për të përmbushur një detyrim ligjor siç është zgjedhja e një pozite e cila ka funksione të plota ka bërë që të vonohen edhe pagat në sektorin publik, prandaj është shkelje e nenit 7 të ligjit për zyrtarët publik, ku shprehimisht thuhet se në ditën e fundit të muajit duhet të ekzekutohen pagat. Pasojat për mua janë masive dhe të mëdha, për shkak se kanë krijuar panik dhe frikë se mos po ndodhë diçka në Republikën e Kosovës”, thotë avokati Xhevdet Smakiqi.
Minsitria e Financavce, të martën tha që komuna e Vitisë nuk ka siguruar buxhetin e nevojshëm, andaj pagat janë ekzekutuar vetëm për një pjesë të punonjësve të komunës.
Sipas këtij njofitmi, komuna e vetme që nuk e ka bërë këtë rregullim është Vitia./teve1