PSD kritikon qeverinë Kurti: S’ka reciprocitet, dialog po, edhe gënjeshtra

22.04.2021 16:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
PSD kritikon qeverinë Kurti: S’ka reciprocitet, dialog po, edhe gënjeshtra

Partia Socialdemokrate (PSD), ka kritikuar Qeverinë Kurti se ka harruar premtimet e dhëna dhe se i ka ndryshuar parimet e saj, duke thënë se një muaj kaluan nga formimi i qeverisë dhe s’ka reciprocitet, dialog po, edhe gënjeshtra.

Përmes një postimi, PSD thotë se kryeministri Albin Kurti ka filluar të shkojë në rrugën e përfshirjes në një dialog me Serbinë pa kushte dhe jo parimor.“Reciprociteti është çështje javësh pati thënë, por siç duket çështje javësh janë takimet me Vuçiqin.

Dialog pa kushte, jo parimor dhe drejt Asociacionit. Kjo është rruga që ka mësyer “lideri historik”. Brenda këtij kuadri duhet t’i kuptojmë edhe manovrat e dobëta me prioritizimin ose jo të dialogut. Kur ai thotë se dialogu nuk është prioritet, në fakt po kërkon zhvendosje të vëmendjes dhe ulje të rëndësisë që e ka kjo temë për qytetarët dhe opinionin publik. Në fakt, po kërkon të mos i kërkojmë llogari.

Po kërkon dialog pa mbikëqyrje, pa transparencë”, thuhet në komunikatë.Postimi i plotë:S’ka reciprocitet, dialog po, edhe gënjeshtra…Sot kaluan 1 muaj prej formimit të Qeverisë Kurti. Zotimi i afatizuar elektoral skadoi. Reciprocitet s’ka, dialog po, edhe gënjeshtra.

Gënjeshtra javësh e muajsh. Për shumëkë, fatkeqësisht, gënjeshtrat do të zgjasin sepse nuk do të shihen. Qeveria nuk e ka asnjë pengesë në funksionim as vendimmarrje.

LDK nuk është aty për ta rrëzuar, dhe për çudi sërish s’ka reciprocitet. Dje na u tha se nuk qëndron puna veç te Serbia, ne paskemi probleme edhe me vendet e tjera. Prej reciprocitetit te CEFTA. Mirë që s’na u tha se Serbia ka ndryshuar tash, siç pati thënë për Listën Serbe.

Reciprociteti është çështje javësh pati thënë, por siç duket çështje javësh janë takimet me Vuçiqin. Dialog pa kushte, jo parimor dhe drejt Asociacionit. Kjo është rruga që ka mësyer “lideri historik”. Brenda këtij kuadri duhet t’i kuptojmë edhe manovrat e dobëta me prioritizimin ose jo të dialogut.

Kur ai thotë se dialogu nuk është prioritet, në fakt po kërkon zhvendosje të vëmendjes dhe ulje të rëndësisë që e ka kjo temë për qytetarët dhe opinionin publik. Në fakt, po kërkon të mos i kërkojmë llogari. Po kërkon dialog pa mbikëqyrje, pa transparencë.

Të gjithë duhet të jemi syhapur e vigjilent sepse minimum i Asociacionit që kërkon Lajçak është version i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Kosovës i duhet dialogu, por rruga që ka marrë procesi nuk është ai i marrëveshjes përfundimtare të njohjes reciproke. Askush, as opozita as shoqëria civile nuk duhet të bëhen lehtësues të këtij procesi.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Donika Gërvalla shpreh mirënjohjen ndaj autoriteteve kroate për reagimin pas aksidentit

Donika Gërvalla shpreh mirënjohjen ndaj autoriteteve kroate për reagimin pas aksidentit

A jemi vërtetë shoqëri aq patriarkale, sa po na atribuohet?

A jemi vërtetë shoqëri aq patriarkale, sa po na atribuohet?

Gazetarja Fana: Aksidenti me kosovarë, më i rëndi që ka ndodhur në Kroaci viteve të fundit

Gazetarja Fana: Aksidenti me kosovarë, më i rëndi që ka ndodhur në Kroaci viteve të fundit

Kryeministri Kurti udhëton drejt Kroacisë për të vizituar të lënduarit në aksidentin tragjik

Kryeministri Kurti udhëton drejt Kroacisë për të vizituar të lënduarit në aksidentin tragjik

6 raste të reja më shumë se dje, të infektuara me COVID-19.

6 raste të reja më shumë se dje, të infektuara me COVID-19.

Presidentja Osmani do të shpallë ditë zie në nderim të viktimave të aksidentit në Kroaci

Presidentja Osmani do të shpallë ditë zie në nderim të viktimave të aksidentit në Kroaci

Flet djali i axhës së shoferit që dërroi jetë në aksidentin në Kroaci

Flet djali i axhës së shoferit që dërroi jetë në aksidentin në Kroaci

Ambasadori Kasapolli: Kanë qenë diku 13 fëmijë në autobus, asnjë prej tyre s’është listën e të vdekurve

Ambasadori Kasapolli: Kanë qenë diku 13 fëmijë në autobus, asnjë prej tyre s’është listën e të vdekurve

Cufaj nuk e prishë “terezinë”, refuzon të flasë për mërgimtarët që u nisën nga Frankfurti: Provo telefonoje ambasadorin gjerman, a ta hapë telefonin ai

Cufaj nuk e prishë “terezinë”, refuzon të flasë për mërgimtarët që u nisën nga Frankfurti: Provo telefonoje ambasadorin gjerman, a ta hapë telefonin ai

Deputetja kosovare në parlamentin kroat: Kroacia është me mendje e me zemër afër familjeve dhe institucioneve të Kosovës

Deputetja kosovare në parlamentin kroat: Kroacia është me mendje e me zemër afër familjeve dhe institucioneve të Kosovës

Kryeministri i Kroacisë telefon Albin Kurtin, e siguron se po merren të gjitha masat për t’i shpëtuar të lënduarit

Kryeministri i Kroacisë telefon Albin Kurtin, e siguron se po merren të gjitha masat për t’i shpëtuar të lënduarit

Nora dhe Akili garojnë nesër, orari dhe kundërshtarët e tyre

Nora dhe Akili garojnë nesër, orari dhe kundërshtarët e tyre

Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti në Kroaci (Video)

Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti në Kroaci (Video)

Rama për aksidentin tragjik me 10 viktima: Çfarë fatkeqësie pikëlluese

Rama për aksidentin tragjik me 10 viktima: Çfarë fatkeqësie pikëlluese

Ministri kroat i Shëndetësisë: 15 persona janë lënduar rëndë, përfshirë një vajzë të mitur

Ministri kroat i Shëndetësisë: 15 persona janë lënduar rëndë, përfshirë një vajzë të mitur

Abdixhiku për aksidentin në Kroaci: Ditë e rëndë për Kosovën

Abdixhiku për aksidentin në Kroaci: Ditë e rëndë për Kosovën