PSD-ja dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit Vitia

E publikuar: 23/09/2021 13:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Socialdemokrate ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kundër ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton Ekonomia Online.

Dren Kukaj nga kjo parti tha se Vitia nuk po di që ta menaxhojë pandeminë dhe se vendimet e mara kanë qenë fatale për njerëzit.

Sipas tij, ai ka vepruar në mënyrë tërësisht të papërgjegjshme dhe ka keqpërdorur detyrën zyrtare.