PSD: Asociacionin e ka emëruar Kurti, “Zajednica” po bëhet mbiemri i tij

E publikuar: 20/03/2023 15:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD), si aksion simbolik për kundërshtimin e Asociacionit, kanë shkruar në muret e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit fjalët “Albin Zajednica”, raporton Ekonomia Online.

Sipas, kësaj partie Asociacionin “Zajednicë” e ka pagëzuar Albin Kurti.

“Në VV të gjithë ishim kundër Asociacionit, përveç Kurtit siç duket”, ka thënë Zgjim Hyseni, nënkryetar i PSD-së.

Sipas tij, Asociacioni paraqet ndarje etnike dhe është i dëmshëm.

“Asociacioni që paraqet ndarje etnike është në vetvete i dëmshëm, por Kurtit i duhej patjetër një fjalë serbe. Kjo sepse Kurtit nuk i interesonin dëmet e Asociacionit, por çfarë mund të përfitojë përmes sulmit që i bëhet kundërshtarëve politik. Kështu, Asociacioni u pagëzua ‘Zajdenicë’. Zajednica është momenti kur Kurti shkëputet prej të vërtetës. Është vegla mohuese e pushtetit si qëllim në vetvete. Sot që Asociacionin po pret ta zbatojë vetë, e kemi një tjetër akrobacion gjuhësor: Asociacioni është vetëmenaxhim”.

“Asociacionin ‘Zajednicë’ e ka emëruar Kurti. Paradoksalisht, ‘Zajednica’ po bëhet mbiemri i vetë Albinit”.

Me këtë rast, Hyseni ka ftuar qytetarët që të shtunën t’i bashkohen thirrjes për protestë.

“Kemi të bëjmë me një projekt jashtëzakonisht të dëmshëm që Kurti po e zbaton, tash që po e zbaton ka vendosur për me ja ndërrua emrin. Atë që dikur e ka quajtur ‘Zajednicë’ tash e quan vetëmenaxhim. Pra ata që dikur ti ke vendos me emertu, ata përmes cilës ti i ke ngjitur emër, dikujna ose diçkafit sot është bërë mbiemri yt. Emrin ‘Zajednicë’ e ka ngjit Albini e sot ‘Zajdenica’ është mbiemri i vetë Albin Kurtit, ne i ftojmë gjithë ata që janë kundër këtij projekti të dëmshëm që të shtunën të na bashkohen në protestë. Kosova është me e rëndësishme se secili politikan”, tha ai.