Provokon Rusia: Dërgon dy aeroplanë bombardues në Alaskë

E publikuar: 05/05/2017 08:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avionët amerikanë kanë zbuluar dy bombardues rus TU-95, të shoqëruar nga dy avion luftarakë SU-35, teksa po fluturonin në afërsi të bregdetit të Alaksës, ka njoftuar Komanda e Mbrojtjes së Hëpësirës Ajrore të Amerikës Veriore (NORAD), më 4 maj.
Zyrtarët kanë thënë se pas shumë vjetësh bombarduesit rusë janë shoqëruar nga avionë luftarakë rusë.

Avionët rusë fluturuan rreth 50 milje nga bregdeti i Alaskës më 2 maj, kanë thënë zyrtarët. Ata kanë fluturuar jashtë hapësirës ajrore amerikane, por kanë qenë në zonën në perimetër prej 200 miljesh, ku ushtria amerikane kërkon nga drejtuesit e mjeteve fluturuese të identifikojnë veten.

Avionët luftarakë amerikanë F-22 kanë vëzhguar fluturimin e avionëve rusë.

Zëdhënësi i NORAD, Kapiteni, Scott Miller e ka përshkruar komunikimin me avionët rusë si “profesional” dhe ka thënë se historikisht avionët ushtarakë rusë dhe ata amerikanë janë takuar jashtë Alaksës.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë fluturimet mbi ujërat neutrale në Oqeanin Paqësor, përgjatë ishujve Aleutian, ishin “rutinë” dhe ishin në përputhje të rregullave ndërkombëtare të hapësirës ajrore./rel/