Protestohet për herë të dytë për rastin e 11-vjeçares në Prishtinë

E publikuar: 05/09/2022 13:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Para objektit të Qeverisë së Kosovës është duke u mbajtur protesta e dytë lidhur me rastin e dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë.

Protesta e sotme është duke u mbajtur pasi që sipas organeve të drejtësisë, 11-vjeçarja ishte dhunuar nga pesë persona edhe në qershor të këtij viti, por se ky rast është duke u konsideruar se është neglizhuar nga Prokuroria e Shtetit.

Policia e Kosovës fillimisht ka arrestuar pesë persona që dyshohet se në muajin gusht kanë dhunuar 11-vjeçaren, ndërsa më vonë është bërë e ditur se e mitura ishte viktimë e dhunimit seksual edhe në qershor të këtij viti nga gjashtë persona të tjerë.

Protestuesit kanë kërkuar reagim ndaj sistemit patriarkal në sistemin e drejtësisë.

Pjesëmarrësit kanë kërkuar nga shteti që të japë përgjegjësi për viktimat e dhunës seksuale.