Pronari i objektit ku policia kreu bastisje: E kam lëshuar me qera për një “Call Center”

E publikuar: 31/03/2021 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Abaz Sulejmani, pronar i objektit në të cilin Policia e Kosovës ka kryer një aksion në lagjet “Pejton” në Prishtinë, ka thënë se objekti është i lëshuar me qera për një “Call Center”, raporton Ekonomia Online. Ai ka thënë se nuk ka pasur informacion për bastisje, duke e vlerësuar si të padrejtë veprimit e policisë për thyerjen e derës.

Sulejmani është shprehur se për aq sa ka informata kjo “Call Center” ka leje veprimi. “Po ndërtesa është e imja këtë ndërtesë e kam lëshuar me qera për këto kompani, dhe më parë ka qenë bankë, kurse tash që 5 muaj punon Call Center”, tha ai.“Po nuk është e drejtë që është thyer dera dhe nuk më kanë informuar për këtë bastisje”, u shpreh tutje ai. Me dije e ka që ka qenë me leje”, tha ai.