Pronari i marketit në Lipjan rrah vajzën e mitur, e akuzon se i vodhi gjësende

E publikuar: 15/11/2023 10:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një rast i paprecedent ka ndodhur dje në fshatin Dobrajë të Lipjanit.

Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (e mitur), me pretekst se ajo ditë më parë kishte vjedhur disa gjësende nga marketi i tij.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Detaje të tjera nuk janë dhënë.