Prokuroria Themelore në Prishtinë, sekuestron 166 parcela dhe 2 banesa mbi 1 milionë euro

E publikuar: 05/03/2025 12:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik dhe të dëmtuarit të çështjes penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale ‘’Mashtrimi’’ nga neni 323 par.4 se në vazhdën e hetimeve ndaj të
pandehurit G.G., me datë 05.03.2025 ka ngrirë/sekuestruar edhe 166 parcela të cilat gjenden në komunën e Novobërdës dhe Graqanicës, si dhe 2 banesa në Prishtinë në vlerë mbi 1 milionë euro për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë përfituar me vepër penale.

Rasti vazhdon të mbetet nën hetime dhe ndodhet në fazën finale.