Prokuroria Speciale: Albulena Haxhiu, Muhamet Kelmendi, Gafurr Elshani merren në pyetje për organizatën “Syri i Popullit”

E publikuar: 10/10/2017 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhur me organizatën kriminale “Syri i Popullit’’, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), është duke i zhvilluar hetimet.

Gjatë kësaj periudhe, Prokuroria ka zgjeruar hetimet për disa persona si dhe janë dëgjuar një numër i konsiderueshëm dëshmitarësh dhe jemi në grumbullim të provave lidhur me këtë rast, ka theksuar PSRK-ja për Lajmi.net.

Po ashtu, Prokuroria njofton opinionin publik, pasi që përmes disa mjeteve të informimit kanë dalë dezinformata lidhur me intervistimin e disa personave.

“Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, ju informojmë se prof. Muhamet Kelmendi, deputetja Albulena Haxhiu dhe avokati Gafurr Elshani, sikurse edhe një numër i konsideruar, janë dëgjuar në cilësinë e dëshmitarëve, e jo si të pandehur, siç kanë shkruar disa mjete të informimit”, thekson Prokuroria Speciale e Kosovës.