Prokuroria Lëshon Fletëarrest për Deputetët e VV-së

E publikuar: 21/03/2018 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Burime të KALLXO.com kanë konfirmuar se para pak çastesh Policia e Kosovës ka pranuar urdhër arrestet për deputetët të cilët kanë hedhur lotsjellës në kuvend.

Sipas këtyre burimeve flet arresti është lëshuar për deputetët Sali Zyba,Liburn Aliu,Xhelal Sveçla,Fitore Pacolli dhe Drita Millaku. Kryeprokurori i Prishtinës Imer Beka ka konfirmuar udhërat.

“Prokurori i rastit ka lëshuar urdhëra gojor për arrestimin e atyre që kanë hedhur lotësjellës”ka thënë Beka

Të njëjtat burim kanë sqaruar se policia është duke pritur udhëzime nga sekretari i kuvendit për të vepruar.