Prokuroria kërkon paraburgim për shoferin që dyshohet se e shkaktoi aksidentin e rëndë në Zhur

E publikuar: 13/07/2022 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Prokuroria kërkon paraburgim për shoferin që dyshohet se e shkaktoi aksidentin e rëndë në Zhur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në rrugën Zhur-Prizren, ku një person vdiq dhe u lënduan dy të tjerë. Tanimë është arrestuar shoferi i kamionit, i cili dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin.

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, B.K nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.
Për Gazetën Express këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Fitore Mehmeti, derisa tha se prokuroria do të vazhdojë me veprime të tjera hetimore.

“Lidhur me rastin të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të pandehurit B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për të njëjtin, prokuroria do të vazhdoj me veprime të tjera hetimore”, tha Mehmeti për Express.