Prokuroria e Mitrovicës nis hetimet për kërcënimet ndaj kryetarit të Zubin Potokut

E publikuar: 03/09/2024 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka nisur hetimet për kërcënimet ndaj kryetarit të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni.

“Është njoftuar prokurori, ka udhëzuar që të hapet rast për veprën penale “Kanosja” dhe tashmë ka nisur hetimet bashkë edhe me policinë”, tha ai për Klankosova.tv

Ndryshe Zeqiri gjatë ditës së djeshme njoftoi se ishte kërcënuar për të dytën herë nga një person, i cili po paraqitet si zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Ai për Klankosova.tv ka thënë se nuk i frikësohet këtyre kërcënimeve.