Prokuroria deklarohet për vrasjen e trefishtë në Deçan

29.11.2021 12:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Prokuroria deklarohet për vrasjen e trefishtë në Deçan

Departamenti për Krime të rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë ka pranuar se hetimet “nuk janë të lehta” për vrasjen e trefishtë në Deçan.“I kemi disa indikacione, të cilat jemi duke i gjurmuar dhe jemi duke ecur përpara që t’i vërtetojmë.

Disa rrethana na tregojnë se nuk do ta kemi të lehtë, por unë jam optimiste se do ta bëjmë”, tha për Radion Evropa e Lirë prokurorja e rastit, Sahide Gashi, por pa dhënë detaje të tjera.Mbrëmjen e 26 nëntorit, tre persona – në mesin e tyre dy nxënës shkolle – mbetën të vrarë nga të shtënat në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit – rreth 100 kilometra larg Prishtinës.

Motivi i të shtënave nuk është ende i qartë, por Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka arsye për të besuar se incidenti është akt terrorist.Në incident mbeti i plagosur edhe një person, por gjendja e tij shëndetësore mësohet të jetë stabile.

“I është larguar plumbi, e ka kryer operacionin, kështu që tash, pas operimit, duhet pak kohë, por gjendja e tij është e mirë”, tha për Radion Evropa e Lirë drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, Naim Sahiti.Prokurorja Gashi tha se njësitet elitare “janë duke punuar 24 orë” në kërkim të sulmuesit të dyshuar.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti e kanë cilësuar ngjarjen si “tronditëse” dhe i kanë ftuar organet e rendit që t’i zbulojnë sa më parë autorët e krimit dhe t’i sjellin para drejtësisë.Të dielën, Kurti vizitoi stacionin e policisë në Deçan.

“Po rritet sasia e informacionit, por ende nuk e kemi zgjidhjen. Nuk po mungon angazhimi, është shtuar numri i zyrtarëve që po merren me hetimin e hulumtimin, në mënyrë që të sillet para drejtësisë vrasësi apo vrasësja”, tha Kurti para mediave.

Derisa qëndroi për vizitë në fshatin Gllogjan, ai u bëri thirrje qytetarëve që të ndajnë me organet e rendit çdo informacion të mundshëm, që mund të çojë deri te zbardhja e rastit.Qeveria e Kosovës, si shpërblim për informacione që shpijnë në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti, ka ndarë 20 mijë euro.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Prokuroria deklarohet për vrasjen e trefishtë në Deçan

Prokuroria deklarohet për vrasjen e trefishtë në Deçan

Pahor në Qeveri, takohet me Kurtin

Pahor në Qeveri, takohet me Kurtin

Deputetja Adriana Matoshi njofton se i është rikthyer tumori në kokë pas 9 vitesh

Deputetja Adriana Matoshi njofton se i është rikthyer tumori në kokë pas 9 vitesh

Osmani: Serbia po tenton që ta destabilizojë Kosovën përmes strukturave ilegale në veri

Osmani: Serbia po tenton që ta destabilizojë Kosovën përmes strukturave ilegale në veri

Presidenti slloven: BE-ja t’ia liberalizojë vizat Kosovës, tejkaloni mosmarrëveshjet me Serbinë

Presidenti slloven: BE-ja t’ia liberalizojë vizat Kosovës, tejkaloni mosmarrëveshjet me Serbinë

5 mijë e 556 patentë-shoferë të konfiskuar për nëntë muaj në Kosovë

5 mijë e 556 patentë-shoferë të konfiskuar për nëntë muaj në Kosovë

Mutacioni i ri i COVID-19, reagon Von der Leyen: Bota është në një garë me kohën

Mutacioni i ri i COVID-19, reagon Von der Leyen: Bota është në një garë me kohën

Po e çon Bosnjën drejt konfliktit, Dodiku sfidon Perëndimin: Kam përkrahjen e Rusisë dhe Kinës

Po e çon Bosnjën drejt konfliktit, Dodiku sfidon Perëndimin: Kam përkrahjen e Rusisë dhe Kinës

Këto janë rregullat që duhet të ndiqni për të rivotuar përmes postës për zgjedhjet në Dragash

Këto janë rregullat që duhet të ndiqni për të rivotuar përmes postës për zgjedhjet në Dragash

Vuçiq: Kjo gjë më bindi që nuk duhet ta njohim Kosovën

Vuçiq: Kjo gjë më bindi që nuk duhet ta njohim Kosovën

Arrestohet hajni që vodhi 70 euro në një lokal në Vushtrri

Arrestohet hajni që vodhi 70 euro në një lokal në Vushtrri

Presidentja Osmani takohet me homologun slloven Borut Pahor

Presidentja Osmani takohet me homologun slloven Borut Pahor

Ndryshimet klimatike ulin prodhimet bujqësore në Maqedoninë e Veriut  

Ndryshimet klimatike ulin prodhimet bujqësore në Maqedoninë e Veriut  

“Unë e shkreta thurja vargje që t’i bëj këngë për dasmën tënde”, postimi i motrës së 33 vjeçarit që vdiq në Rugovë

“Unë e shkreta thurja vargje që t’i bëj këngë për dasmën tënde”, postimi i motrës së 33 vjeçarit që vdiq në Rugovë

Rastet e reja me Covid-19

Rastet e reja me Covid-19

Varrosen dy nxënësit në Gllogjan të Deçanit, qindra njerëz ua japin lamtumirën e fundit

Varrosen dy nxënësit në Gllogjan të Deçanit, qindra njerëz ua japin lamtumirën e fundit