Prokurori në pension, Sylë Hoxha: Radojçiqin e kërkuam në shtëpi, por nuk e gjetëm

E publikuar: 10/12/2021 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milan Radojiçiq, nënkryetari i Listës Serbe, ndodhet në listën e personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Emri i tij është i njohur në Kosovë si “kokë e krimit” në Veri. Për Radojçiqin ishte lëshuar urdhër-arrest, si i dyshuar për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.

Ish-Prokurori, Sylë Hoxha ka treguar se Radojçiq nuk është arrestuar sepse nuk ishte në shtëpi në momentin kur është bastisur shtëpia e tij.

Megjithkëtë, gjatë bastijes është gjetur një sasi e narkotikut, për të cilat Hoxha thotë se është hapur hetim.

“Në në një moment të caktuar nashta po bëhen 3 vjet, ka qenë fundi i nëntorit diku, spo më kujtohet sakt datat. Kemi lëshu përmes gjykatës një urdhërbastisje. Policia e Kosovës përmes disa personave të tjerë të kërkuar, të cilët kanë qenë në kërkim, nën dyshim tu zhviullu hetimet drejt tyre edhe për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Në atë rast është bastisur edhe shtëpia e Milan Radojçiqi, mirëpo, I njëjti nuk është gjetur në shtëpi nuk është hasur, por është gjketur një sasi e narkotikut, jo një sasi e madhe, për të cilën edhe I kemi hap hetimet. Mirëpo I njëjti nuk është hasur në shtëpi”, tha Hoxha.

Ish-prokurori tregoi se në atë mëngjes kur po kryheshin bastisjet në pjesën veriore ka pasur edhe të shtëna, për shkak që qytetarët në atë pjesë e kundërshtonin Policinë.

“Në atë mëngjës, kur kanë shku në bastisje, ka pasur edhe të shtëna me armë, nuk kla qenë bash lehtë. Disa qytetarë të pjesës veriore kanë kundërshtuar Policinë, por për fat nuk ka pasur të plagosur në këtë rast”, tha Hoxha në Kanal10.