Projeksione optimiste për një vend të zhvilluar e modern

E publikuar: 28/07/2022 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Projeksione optimiste e të bazuara për një vend të zhviluar e modern pritet të përcaktojë Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK që do të zhvillohet në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti, ku do të shqyrtohet plani i ardhshëm i zhvillimit të Kinës me dy faza deri në mes të shekullit të 21-të, dhe veçanërisht do të skicojë detyrat strategjike në pesë vjetët e ardhshëm.
Presidenti kinez Xi Jinping duke folur për këtë ngjarje të rëndësishme , tha se modernizimi socialist në Kinë do të realizohet në përgjithësi deri në vitin 2035 dhe Kina do të shndërrohet në një vend të madh socialist modern, të lulëzuar, të fuqishëm, demokratik, të përparuar nga ana kulturore, harmonik dhe të bukur deri në mes të shekullit.
Ai bëri thirrje për përpjekje për nxitjen e rilindjes së kombit kinez dhe për të shkruar një “kapitulli krejt të ri” për ndërtimin e gjithanshëm të një vendi socialist modern.

Sipas tij, në pesë vjetët e ardhshëm duhen bërë më shumë përpjekje për të zgjidhur problemet në drejtim të “zhvillimit të paekuilibruar e jo të plotë”

PKK-ja ka vendosur dy objektiva njëqindvjetorësh. Objektivi i pari ishte ndërtimi i gjithanshëm i një shoqërie relativisht të begatë deri më 2021, me rastin e 100-vjetorit të PKK-së, dhe i dyti është kthimi i Kinës në një vend të madh socialist modern në të gjitha aspektet deri në mes të këtij shekulli, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Republikës Popullore të Kinës.
Xi Jinping-u tha se bota ndodhet në një situatë ndryshimesh të thella e të papara gjatë njëqind vjetëve të fundit, duke theksuar se Kina gjendet përpara rreziqeve e sfidave më të ndërlikuara se kurdoherë.
Rilindja e kombit kinez nuk është një detyrë e thjeshtë, paralajmëroi ai, duke bërë thirrje për më shumë përpjekje të paepura për realizimin e këtij objektivi.
Xi theksoi gjithashtu se nuk ka model i fiks për modernizimin në botë .

Kina deklaroi fitoren në zhdukjen e varfërisë absolute në mbarë vendin në fund të vitit 2020. Ajo ka shpallur edhe përfundimin e ndërtimit të një shoqërisë relativisht të begatë në të gjitha aspektet.
Gjatë pesë vjetëve të kaluar, Kina ka bërë përpjekje të mëdha në nxitjen e qytetërimit ekologjik, ka mbrojtur me vendosmëri sigurinë kombëtare, ka modernizuar mbrojtjen kombëtare e ushtrinë dhe ka ndjekur diplomacinë e vendit të madh me karakteristika kineze, vuri në dukje Xi.
Ai shtoi se Kina ka respektuar parimin e vënies së popullit në plan të parë në luftën kundër COVID-19 dhe ka bërë përpjekje maksimale për mbrojtjen e jetës e të shëndetit të popullit, duke arritur rezultatin më të mirë në mbarë botën në ndërthurjen e zhvillimit ekonomik me parandalimin dhe kontrollin e epidemisë.
Përballë situatës ndërkombëtare me “ndryshime drastike”, Kina ka luftuar për mbrojtjen e dinjitetit e interesave thelbësore të saj, tha Xi.
Ai nënvizoi edhe përpjekjet e fushatës kundër korrupsionit, që synon të sigurojë që zyrtarët “të mos kenë guxim, mundësi dhe dëshirë për korrupsion.”