Profesori nga Luksemburgu u reagon shefave të BE’së që nuk bënë asgjë për Ballkanin e Kosovën

E publikuar: 23/06/2022 17:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eksperti për Ballkanin Florian Bieber, thotë se BE-ja s’ka dhënë rezultate për Ballkanin Perëndimor në samitin që u mbajt sot në Bruksel.

Profesori Bieber, ka thënë se kjo s’është mënyra t’u tregohet Ukrainës e Moldavisë se kanë të ardhme evropiane raporton Gazeta Express.

“Jo bisedime për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë, jo liberalizim vizash për Kosovën, jo status kandidat për Bosnje e Hercegovinën, jo dekomraci në Serbi, jo progres me Malin e Zi. Kjo s’është mënyra që t’i tregohet Ukrainës dhe Moldavisë se kanë të ardhme evropiane”, ka shkruar Bieber.

Takimi i nivelit të lartë mes krerëve të qeverive dhe shteteve të 27 vendeve anëtare me krerët e Ballkanit Perëndimor që presin anëtarësimin përfundoi të enjten (23.04) në Bruksel pa rezultate konkrete. Siç u kuptua që të mërkurën, pas rrëzimit të qeverisë bullgare një ditë më parë, bllokada e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ende vazhdon, siç bëri të ditur një diplomat në Bruksel pas katër orë bisedimesh, shkruan dpa. Afrim nuk ka pasur as me Serbinë në lidhje me çështjen e sanksioneve të BE kundër Rusisë. Serbia, vend që ka çelur me negociatat me BE refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë tradicionalisht mike.