Prodhimi dhe ndërtimi më të kënaqura me klimën e biznesit sesa tregtia

E publikuar: 06/03/2018 07:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mungesa e mjeteve financiare, normat e larta të interesit, vonesat në pagesa nga konsumatorët dhe mungesa e stafit të kualifikuar, janë disa nga pengesat kryesore me të cilat përballen bizneset kosovare.

Kështu thuhet në raportin e Odës Ekonomike të Kosovës “Klima e biznesit në Kosovë”, të publikuar të hënën, në të cilin theksohen barrierat dhe pritshmërinë e bizneseve, shkruan sot Koha Ditore.

Pengesë tjetër për bizneset është cilësuar edhe ekonomia informale, kostoja e lartë e energjisë elektrike, mungesa e profesionalizmit në institucione publike, procedurat doganore dhe fuqia blerëse e vogël.

Të gjitha këto, sipas raportit, kanë ndikim të fuqishëm në aktivitetet e tyre afariste.

Për këtë studim të monitorimit të bizneseve është mbledhur informacion nga menaxherët e bizneseve për vlerësimin e situatës ekonomike, për synimet dhe pritjet e tyre për të ardhmen e afërt, dhe rreth 505 kompani janë intervistuar në sektorin e prodhimit, ndërtimit, shërbimeve dhe tregtisë…