Procesi i rimëkëmbjes ekonomike të fokusohet përmes përkrahjes së prodhimit

E publikuar: 10/07/2020 16:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bordi i Klubit të Prodhuesve të Kosovës u takua me ministren e Financave, Hykmete Bajrami ku diskutuan për zhvillimet e përgjithshme në ekonominë e vendit, si dhe për vështirësitë e sektorit të prodhimit në Kosovë për shkak të pandemisë COVID-19, por gjithashtu edhe për planet e qeverisë për rimëkëmbjen ekonomike, paporton infosot.

Në takim, palët shkëmbyen pikëpamjet e tyre sa i përket situatës ekonomike dhe u zotuan që të vazhdojnë dialogun për tema që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të sektorit të prodhimit dhe rritjes ekonomike të vendit.

Sipas një komunikate, gjatë takimit u diskutua rreth kërkesave të cilat u paraqiten nga prodhuesit por edhe rreth planit të mbështetjes së prodhuesve nga pasojat e pandemisë.

“Si kërkesë kryesore e prodhuesve ishte që procesi i rimëkëmbjes ekonomike të fokusohet përmes përkrahjes së prodhimit. Largimi i pagesës së TVSH-së për lëndën e parë që prodhohet në Kosovë, rregullimi i sistemit të pagesave ku do të tejkalohen vonesat e shumta, si dhe mbështetja e fushatës Made in Kosova, e cila ka për qëllim kryesor fuqizimin e prodhimeve vendore. Bordi i Klubit të Prodhuesve falënderuan ministren Bajrami për takimin, dhe shprehen gatishmërinë e tyre që bashkëpunimi me Ministrinë e Financave dhe institucionet financiare të thellohet edhe më tej”, thuhet në komunikatë./kp/infosot/