Pro heqjes së vizave për Kosovën votoi edhe një shqiptare

E publikuar: 18/04/2023 14:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

18 prilli është një datë historike për Kosovën. Të martën, Parlamenti Evropian votoi pro heqjes së vizave për Kosovën.

Të gjithë, votuan pro. E në mesin e deputetëve ishte edhe një shqiptare. Ajo është Arba Kokalari, e cila ka lindur në Tiranë.

Kokalari, është pjesë e Parlamentit Evropian. 36-vjeçarja u zgjodh si deputete e PE-së si pjesë e Demokristianëve nga Suedia. Ndërkaq nesër pritet edhe të nënshkruhet vendimi për liberalizmin.

Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.