Pritjet në kufi: Deri në 35 orë (VIDEO)

E publikuar: 25/12/2016 20:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në prag të festave të fundvitit në pikëkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë, janë krijuar kolona të gjata të veturave për shkak të ardhjes së madhe të mërgimtarëve.

Madje kolonat andej kufirit janë të gjata deri në pesë kilometra

Vonesat nuk po i përballojnë lehtë mërgimtarët që ia kanë mësyrë Kosovës për pushime.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritje e kolona për të hyrë në Kosovë gjatë të dielës pati edhe në Mendare e në Mutivod.

Kronikë nga Valon Rashiti.