Vijon seanca konstituive (Drejtpërdrejt)

E publikuar: 03/08/2017 15:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka rinisur  seanca në të cilën pritet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.

Kjo ishte bërë e ditur edhe më herët nga Kuvendi i Kosovës, përmes një njoftimi ku ishte bërë e ditur se në ora 15.00 pritet të vazhdojë seanca konstituive.

Më herët kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci kishte mbyllur punimet e seancës së sotme.

Kjo kishte ardhur pasi që koalicioni PAN kishte kërkuar 2 orë kohë shtesë për konsultime brenda koalicionit për emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.

Pas kësaj, kryesuesi e kishte hedhur në votim këtë propozim, i cili nuk kishte kaluar, pasi që për të 60 deputetë kishin votuar për dhe 60 kundër.

https://youtu.be/9RGYESrd5rI